Ndërlidhjet

Shqipëri: Bllokohen faqet e bastoreve të jashtme në Internet


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama
Shqipëria do t’i mbyllë qasjet në të gjitha bastoret e jashtme në Internet, në përpjekje për ta ndalur rrjedhjen e parave nga njëri nga vendet më të varfëra në Evropë, raporton agjencia AP nga Tirana.

Kryeministri Edi Rama tha dje se qeveria do ta përgatisë legjislacionin për bllokimin e bastoreve të jashtme në Internet, në të cilat shqiptarët i shpenzojnë prej 500 e deri në 700 milionë euro në vit, sipas vlerësimeve të ekspertëve vendës dhe ndërkombëtarë.

Nuk është paraqitur ndonjë e dhënë për paratë e shpenzuara në bastoret vendëse.

Edi Rama u bë kryeministër i Shqipërisë, pasi Partia Socialiste e tij, nga krahu i majtë, arriti fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare në muajin qershor.

Prej kësaj periudhe, zyrtarët i kanë kontrolluar afro 1300 kazino dhe bastore në qytetet dhe në fshatrat më të largëta. Shumica prej tyre janë mbyllur, ndërsa pronarët e tyre janë akuzuar për veprim ilegal ose për mospagesë të tatimeve.
XS
SM
MD
LG