Ndërlidhjet

Siri: Përgënjeshtrohet raporti për vrasjen e liderit xhihadist


Pjesëtarë të grupit xhihadist Fronti al-Nusra në Siri
Pjesëtarë të grupit xhihadist Fronti al-Nusra në Siri
Pjesëtarë të Frontit al-Nasra, i ndërlidhur me al-Kaidën, e kanë përgënjeshtruar raportin e televizionit të Sirisë, që udhëhiqet nga shteti, sipas të cilit lideri i këtij grupi xhihadist, Abu Mohammed al-Jawlan, është vrarë.

Anëtarët e Frontit al-Nusra, thonë se lideri i tyre është gjallë dhe shëndosh.

Më herët, televizioni i përmendur raportoi se al-Jawlan ishte vrarë në provincën veriperëndimore Latakia, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Fronti al-Nusra shihet si njëri nga grupet më të fuqishme kryengritëse, që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Shtetet perëndimore, që i kanë mbështetur kryengritësit në Siri në këtë luftë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e tretë, kanë synuar të distancohen nga al-Nusra.

Departamenti amerikan i shtetit zyrtarisht këtë grup e ka futur në listën e organizatave terroriste.
XS
SM
MD
LG