Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me makina – bomba, dhjetëra të vrarë


Pamje nga Bagdadi
Pamje nga Bagdadi
Nga një valë e sulmeve me makina-bomba në Irak janë vrarë së paku 26 vetë.

Zyrtarët irakianë thanë se cak i sulmeve të sotme me bomba në kryeqytetin Bagdad, ishin tregjet e mbushura me njerëz në lagjet e banuara me popullatë shumicë shiite.

Nga së paku tetë shpërthime në dhe rreth Bagdadit, janë plagosur edhe 70 të tjerë.

Gjatë këtij muaji, nga dhuna në Irak, janë vrarë së paku 500 vetë.
XS
SM
MD
LG