Ndërlidhjet

Afganistan: 18 të vdekur nga shpërthimi i një bombe


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarë afganë bëjnë të ditur se nga shpërthimi i një bombe kanë mbetur të vdekur së paku 18 civilë, të cilët ndodheshin në një minibus.

Minibusi po bartte një grup njerëzish të cilët po shkonin në një dasmë në provincën Ghazni.

Zv. Guvernatori i kësaj province, Muhammad Ali Ahmadi i ka thënë Evropës së Lirë se në mesin e të vrarëve janë 14 gra, një fëmijë dhe tre burra, dhe se ka edhe persona të tjerë të plagosur.

Nuk është ende e qartë se kush është përgjegjës për rastin.
XS
SM
MD
LG