Ndërlidhjet

Ndërroi jetë ish-kryeministri polak Mazowiecki


Tadeusz Mazowiecki, Varshavë 1989
Tadeusz Mazowiecki, Varshavë 1989
Tadeusz Mazowiecki, kryeministri i parë polak i periudhës së pas komunizmit, ka ndërruar jetë.

Mediet në Poloni njoftojnë se ai vdiq sot në moshën 86 vjeçare.

Mazowiecki ishte një nga liderët e lëvizjes për demokraci, dhe u bë kryeministër në vitin 1989.

Mazowiecki konsiderohet një nga figurat kryesore të tranzicionit demokratik në këtë vend.

Ai ishte lideri i parë jokomunist në Evropën qëndrore dhe atë lindore, pas dyzetë vjetësh komunizëm.

Ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski i ka thënë radios publike polake se Mazowiecki ishte një nga “baballarët e lirisë dhe pavarësisë së Polonisë”.
XS
SM
MD
LG