Ndërlidhjet

Margvelashvili, fitues i zgjedhjeve në Gjeorgji


Georgy Margvelashvili
Georgy Margvelashvili
Me rreth 91% të votave të numëruara, autoritetet zgjedhore në Gjeorgji, thonë se kandidati i koalicionit në pushtet, “Ëndrra Gjeorgjiane”, Giorgi Margvelashvili, është fitues i zgjedhjeve presidenciale në këtë vend, me një rezultat aktual prej 62 % të votave.

Kundërkandidati i tij, nga Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, raportohet të ketë fituar rreth 22 % të votave.

Autoritetet gjeorgjiane bëjnë të ditur se në zgjedhje morrën pjesën rreth 46.6 % të personave më të drejtë vote në këtë shtet.
XS
SM
MD
LG