Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Kufizime plotësuese për mbledhjen e inteligjencës


Ilustrim
Ilustrim
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha mbrëmë vonë se Uashingtoni është i vetëdijshëm se “nevojiten kufizime shtesë se si të mblidhet dhe shfrytëzohet inteligjenca”.

Këto komente u bënë pasi Ministria e jashtme e Spanjës e ka ftuar ambasadorin amerikan në Madrid lidhur me akuzat për spiunim nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara.

Kjo ministri ka njoftuar dje se kërkon shpjegime, pasi gazeta spanjolle El Mundo, ka raportuar se Agjencia Kombëtare e Sigurisë i kishte përgjuar afro 60 milionë biseda telefonike në Spanjë, për një muaj.

Këto janë akuzat e fundit që janë paraqitur nga dokumentet që i ka zbuluar ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.

Ambasadori amerikan në Madrid, James Costos, ka deklaruar se ai do të punoj për shqyrtimin e shqetësimeve të paraqitura nga Spanja.
XS
SM
MD
LG