Ndërlidhjet

Obama dhe Netanyahu diskutuan për Iranin


Barack Obama (djathats) dhe Benjamin Netanyahu gjatë takimit të tyre të fundit në Uashington
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka diskutuar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me programin atomik të Iranit, negociatat paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve dhe për çështje të tjera në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy liderët biseduan me telefon mbrëmë vonë.

Kjo bisedë u bë në periudhën kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen t’i zbusin shqetësimet e Izraelit lidhur me disa kërkesa iraniane.

Teherani dëshiron që të zbuten sanksionet ndërkombëtare, në këmbim për koncesione në programin e tij atomik, por Izraeli i bënë presion presidentit amerikan, Barack Obama, që sanksionet të mbesin të tilla çfarë janë aktualisht.

Netanyahu, poashtu, ballafaqohet me kundërshtime në Izrael, lidhur me planet për lirimin e të burgosurve palestinezë, në kuadër të marrëveshjes për rifillimin e bisdimeve paqësore me palestinezët, që ishin ndalur për një kohë të gjatë.

Këtë marrëveshje e kishte ndërmjetësuar serketari amerikan i shtetit, John Kerry.
XS
SM
MD
LG