Ndërlidhjet

Moskë: Përkujtohen viktimat e periudhës staliniste


Përkujtimet në sheshin, Lubyanka, Moskë
Dhjetra njerëz janë ndalur në sheshin Lubyanka të Moskës për të vendosur lule dhe qirinj, në shenjë nderimi për viktimat e spastrimeve të periudhës staliniste.

Në këtë shesh, ndodheshin dikur zyrat qëndrore të shërbimit sekret, ku gjatë viteve të ’30-ta, bëhej edhe ndalesa e fundit para se të dyshuarit të dërgoheshin në kampe të punës së detyruar ose të ekzekutoheshin.

Dhjetra njerëz qëndruan sot në po këtë shesh, duke lexuar emrat e viktimave të atij që quhet “Spastrimi i Madh”.

Ngjarja u organizua në vigjilie të “Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Represionit Politik”.
XS
SM
MD
LG