Ndërlidhjet

Kaliforni: Gjashtë të vdekur nga zënka familjare


Ilustrim
Ilustrim
Gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë, janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Kaliforninë Jugore të SHBA-së.

Autoritetet besojnë se vdekjet janë pasojë e një mosmarrëveshjeje familjare.

John Long, nga autoritetet policore, ka thënë se policia nuk e di se kush nga të vdekurit ka qenë vrasësi.

Ai ka shtuar se policia shkoi në vendin e ngjarjes pasi pranoi një telefonatë nga një burrë, i cili iu tha se po mendonte ta vriste veten.

Moshat e të vdekurve sillen nga 9 deri në 50 vjeç.

Policia nuk është e sigurtë se si u vranë ata, ndërsa emrat e viktimave nuk janë bërë publikë.
XS
SM
MD
LG