Ndërlidhjet

Amësia në moshë të mitur, problem global


Ilustrim
Ilustrim
Një raport i OKB-së thotë se amësia nën moshën madhore, vazhdon të mbetet problem global, sidomos për vendet në zhvillim, ku rreth 7.3 milion vajza lindin fëmijë nën moshën 18 vjeçare.

Nga këto 7.3 milionë, 2 milionë janë vajza nën ose në moshën 14 vjeçare, bën të ditur raporti i Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara.

I njejti, njofton se rreth 70 mijë të mitura vdesin në vit, nga komplikimet që lidhen me shtatzanitë.

Shtatzanitë në mosh të të mitur paraqesin pengesë të madhe edhe në shëndetin, edukimin dhe të drejtat e vajzave në botë.

Babatunde Osotimehin, drejtor ekzekutiv i Fondit të Popullsisë së OKB-së, ka thënë se shoqërite shpesh i fajsojnë vetëm vajzat për shtatzanitë, “por ato në fakt janë shumë shpesh, jo rezultat i një zgjedhjeje të vullnetshme, por rezultat i pamundësisë së zgjedhjes”.

Ky fond, thotë së femijët që lindin fëmijë, gjenerojnë në probleme të shumta për komunitetet dhe ekonomitë kombëtare të shumë shteteve.
XS
SM
MD
LG