Ndërlidhjet

Athinë: Vizita e Lavrovit e fokusuar në privatizim


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka arritur sot në Athinë për vizitë zyrtare, e cila pritet se do të jetë e fokusuar në energji dhe në programin ambicioz të privatizimit në Greqi, i cili duket se po lëvizë ngadalë.

Pritet që Lavrov do të takohet sot me presidentin Karolos Papoulias, dhe me ministrin e jashtëm, Evangelos Venoizelos, në periudhën kur Greqia përgatitet ta marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, në muajin janar të vitit 2014, raporton AP.

Greqia e ka mbështetur projektin fitues të energjisë, i njohur si Gypsjellësi Trans-Adriatik, që do të transportoj gaz natyror nga Azerbajxhani, nëpër territorin grek dhe nëpër Shqipërinë fqinje, për në Itali, në rivalitet me rrjetet aktuale të dominuara nga Rusia.

Greqia, e goditur fuqishëm nga kriza, që ka hyrë në vitin e gjashtë në recesion, poashtu po përpiqet ta rrisë mbështetjen e investitorëve të jashtëm për blerjen e kompanive dhe shërbimeve, që janë udhëhequr nga shteti. Raportohet se kompanitë ruse kanë shprehur interesim për planet e Greqisë për privatizimin e hekurudhave.
XS
SM
MD
LG