Ndërlidhjet

Siria shkatërron pajisjet për armë kimike


Siri
Siri
Siria ka shkatërruar të gjitha pajisjet e deklaruara për prodhimin, përzierjen dhe mbushjen e armëve kimike.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka thënë se ka verifikuar shkatërrimin e tyre në 23 lokacione kimike të Sirisë.

Damaskut tani i mbetet që deri në mes të vitit 2014 të shkatërrojë të gjitha armët kimike.

Arsenali i tij besohet se përfshin më shumë se 1,000 tonelata të gazit nervor sarin, agjentit mustard dhe kemikate të tjera, të deponuara në dhjetëra lokacione.

Shkatërrimi i arsenalit kimik të Sirisë parashihet me një marrëveshje ruso- amerikane, e cila ka pasuar sulmin kimik të 21 gushtit, në periferi të Damaskut.

Nga ky sulm besohet se kanë humbur jetën qindra persona.
XS
SM
MD
LG