Ndërlidhjet

Ashton: Zgjedhjet, moment kyç për Kosovën


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se zgjedhjet e 3 nëntorit janë një moment kyç për të ardhmen e Kosovës dhe një element i rëndësishëm në zbatimin e Marrëveshjes së Prillit dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Shumë njerëz kanë punuar fuqishëm në përgatitjen e këtyre zgjedhjeve, si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, dhe unë i përgëzoj për përpjekjet e tyre. Falënderimet e mia të veçanta shkojnë për OSBE-në, roli lehtësues i së cilës ka qenë i dobishëm për të arritur këtu ku jemi sot”.

“Në fillim të procesit të dialogut kanë qenë dy kryeministra të guximshëm. Ata kanë pasur vizionin dhe kurajën për të arritur Marrëveshjen e Prillit dhe për ta zbatuar atë. U bëj thirrje atyre që të tregojnë vizionin dhe kurajën e njëjtë, për të siguruar zgjedhje të drejta dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë Ashton përmes një deklarate për mediat.

Ajo ka theksuar se Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër zhvillimin e zgjedhjeve dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve që të adresojnë sfidat e mbetura.

Ky proces zgjedhor duhet të jetë po ashtu një hap përpara në konsolidimin e demokracisë së Kosovës, ka thënë Ashton, duke u bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht atyre të komunitetit serb, që të marrin pjesë në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG