Ndërlidhjet

BE do njohë synimet evropiane të Partneritetit Lindor


Bruksel
Bashkimi Evropian do të njohë edhe një herë “synimet evropiane” të gjashtë vendeve të Partneritetit Lindor.

Kjo, sipas një draft-deklarate të Samitit në Vilnius, e cila është parë nga Radio Evropa e Lirë.

Gjuha është e ngjashme me deklaratën e samitit të mërparshëm të Patnertitet Lindor, të mbajtur në Varshavë më 2011.

Formulimi sugjeron se këto vende, një ditë, do të bëhen shtete anëtare të Bashkimit Evropian, pa e specifikuar kur, siç është rasti me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Diplomatët evropianë janë ende duke punuar në tekstin final, i cili do të miratohet në Samitin e Vilniusit më 28 dhe 29 nëntor.

Në Partneritetin Lindor bëjnë pjesë Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.
XS
SM
MD
LG