Ndërlidhjet

Lajiq: S’është koha për bojkot të zgjedhjeve


Rasim Lajiq
Rasim Lajiq
Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë sot në Leposaviq se nuk është koha për bojkot të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

“Me bojkot pranoni të mbeteni në tribuna, e jo në terren ku realisht mund të vendosni jo vetëm për veten tuaj, por edhe për bashkësinë ku jetoni”, ka thënë Lajiq, transmetojnë mediat serbe.

“Është e rëndësishme që të kemi institucione legjitime, me kapacitet të plotë pas 3 nëntorit, që këto institucione, po ashtu në mënyrë legjitime, të luftojnë për një shkallë më të gjerë të të drejtave politike, sociale dhe ekonomike. Andaj, këto zgjedhje janë të rëndësishme”, ka thënë Lajiq.
XS
SM
MD
LG