Ndërlidhjet

Rusi: U arrestuan protestuesit opozitarë


Pamje gjajtë arrestimit të mëparshëm të një aktivisti të Strategjisë 31 në Rusi
Policia sot i ka arrestuar disa pjesëmarrës në një tubim të pautorizuar në Moskë të Rusisë.

Aktivistët e rinjë kanë shpalosur parulla antiqeveri afër Sheshit të Triumfit, në kuadër të protestave opozitare të njohura si Strategjia 31, për të mbajtur protestë në ditën e fundit të muajit me 31 ditë, në mënyrë që të tërhiqet vërejtja për Nenin 31 të Kushtetutës së Rusisë, që e garanton të drejtën e demonstrimit.

Tre aktivistë të kësaj strategjie sot janë arrestuar në qytetin Nizhny Novgorod.

Poashtu, në Moskë është arrestuar edhe Eduard Limonov, lider i partisë Rusia Tjetër, e cila nuk është e regjistruar. Ai ishte arrestuar derisa së bashku me anëtarë të tjerë të partisë po shkonte në Sheshin e Trimfit. Nuk është e qartë se për çfarë arsye është arrestuar Limonov.
XS
SM
MD
LG