Ndërlidhjet

Maliki: Përkundër dhunës, ripërtritje ekonomike në Irak


Nuri al-Maliki duke folur në Institutin për Paqe të Shteteve të Bashkuara
Nuri al-Maliki duke folur në Institutin për Paqe të Shteteve të Bashkuara
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, thotë se vendi i tij po përjeton një ripërtritje ekonomike, megjithë raportet për dhunë dhe terrorizëm.

Këto komente ai i bëri sot në Institutin për Paqe të Shteteve të Bashkuara në Uashington.

Sipas Kombeve të Bashkuara, nga kjo dhunë janë vrarë afro 7 mijë irakianë, gjatë këtij viti.

Zot Maliki, që po kërkon ndihmë ushtarake amerikane, tha se rrjeti terrorist al-Kaida ka dështuar në përpjekjen për krijimin e të ashtuquajturit “Shteti Islamik i Irakut”.

Më herët këtë javë, një grup dypartiak i senatorëve amerikanë e kanë kritikuar al-Malikin, në një letër dërguar presidentit amerikan, Barack Obama, duke e fajësuar kryeministrin Maliki se dhuna në Irak është rritur për shkak të aksioneve të qeverisë së tij.

Nesër në Uashington, Nuri al-Maliki pritet të takohet me zotin Obama.
XS
SM
MD
LG