Ndërlidhjet

Brahimi: Nuk ka konferencë për paqe pa opozitën siriane


Lakhdar Brahimi gjatë konferencës për shtyp sot në Damask të Sirisë
Lakhdar Brahimi gjatë konferencës për shtyp sot në Damask të Sirisë
I dërguari i Ligës Arabe dhe i Kombeve të Bashkuara, Lakhdar Brahimi, thotë se konferenca e propozuar për paqe, për ta përfunduar konfliktin 30 mujor në Siri, nuk mund të mbahet nëse opozita siriane refuzon të jetë pjesëmarrëse.

Këto komente ai i bëri sot, në mbyllje të vizitës së tij pesëditëshe në Damask të Sirisë.

Opozita e Koalicionit Kombëtar planifikon të takohet javën e ardhshme në Turqi për ta marrë vendimin final për pjesëmarrje.

Por, grupet opozitare të Sirisë janë të ndara lidhur me pjesëmarrjen në konferencën paqësore në Gjenevë, e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG