Ndërlidhjet

Westerwelle: Zgjedhjet – kriter matës për demokracinë në Kosovë


Guido Westerwelle gjatë një konference për gazetarë në Prishtinë, më 23 maj 2013
Ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, u ka bërë thirrje banorëve të Kosovës, që të “marrin pjesë në zgjedhjet me rëndësi themelore”, që mbahen më 3 nëntor.

Mëtutje, siç njoftoi Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, ministri Westerwelle e ka përshëndetur “zhvillimin për herë të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, edhe në veri të vendit” dhe ka shtuar se “ky është një hap tjetër i rëndësishëm në zhvillimin politik të Kosovës”.

Ai ka theksuar se “të gjithë personat me përgjegjësi politike do të duhet të angazhohen për një zhvillim të zgjedhjeve të lira e të ndershme”, meqë sipas tij, “zgjedhjet janë një kriter matës i rëndësishëm për zhvillimin demokratik të Kosovës”.

Ministri i jashtëm gjerman deklaroi sot se “perspektiva e Kosovës, ashtu si edhe ajo e fqinjëve të saj në Ballkanin Perëndimor, është në Bashkimin Evropian dhe se zgjedhjet e suksesshme kanë rëndësi të madhe në përparimin e mëtejshëm në këtë rrugë të përafrimit”.
XS
SM
MD
LG