Ndërlidhjet

Ngrihen akuzat kundër “sulmuesit” në Llos Angjelles


Aeroporti Ndërkombëtar i Llos Angjellesit
Aeroporti Ndërkombëtar i Llos Angjellesit
Prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza për vrasje dhe dhunë kundër personit të dyshuar për kryerjen e një sulmi me armë zjarri në Aeroportin Ndërkombëtar të Llos Angjellesit.

Nëse shpallet fajtor, Paul Ciancia, 23 vjeç, mund të përballet me dënim me vdekje.

Në sulmin e së premtes është vrarë një agjent i sigurisë amerikane dhe janë plagosur disa persona të tjerë.

Aeroporti i Llos Angjellesit tani është rihapur tërësisht për udhëtarët.

Rreth 1,550 fluturime me 167,000 pasagjerë janë prekur nga incidenti.
XS
SM
MD
LG