Ndërlidhjet

Maratona e Nju Jorkut, nën masa të rrepta të sigurisë


Nju Jork
Nju Jork
Autoritetet e Nju Jorkut kanë marrë masa të shtuara të sigurisë për maratonën e sotme të qytetit.

Disa mijëra policë, zhytës, helikopterë, qenë që nuhasin bombat dhe kamera do të kujdesen për vrapuesit gjatë garës prej 42.2 kilometrash.

Me këto masa, autoritetet kanë thënë se duan të parandalojnë çdo sulm të ngjashëm me atë që ka ndodhur në maratonën e Bostonit, më 15 prill.

Tre persona kanë humbur jetën dhe mbi 260 të tjerë janë plagosur nga ky sulm.

Në maratonën e sotme në Nju Jork pritet të marrin pjesë rreth 48,000 vrapues.
XS
SM
MD
LG