Ndërlidhjet

Putini nënshkruan legjislacionin e ri për terrorizmin


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin ka miratuar një seri të ligjeve strikte antiterroriste, para Lojërave Olimpike Soçi 2014.

Legjislacioni i ri mund t’i obligojë familjarët dhe të njohurit e militantëve që të paguajnë për dëmet e shkaktuara në sulmet terroriste në jug të Rusisë.

Sipas faqes zyrtare të Kremlinit, Putini ka nënshkruar edhe një ligj i cili i dënon me dhjetë vjet heqje lirie të gjithë ata të cilët trajnohen “për të kryer aktivitete terroriste”.

Legjislacioni ri lejon edhe marrjen e pronave të të afërmve ose të njohurve të militantëve të dyshuar.
XS
SM
MD
LG