Ndërlidhjet

LDK shpall fitoret në tri komuna


Festimet në Prishtinë
Festimet në Prishtinë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë një konference për media pas orës 23:00, ka shpallur fitoren e partisë së tij në nivel të Kosovës, duke thënë se LDK është kthyer sërish në partinë më të madhe në Kosovë.

Këtë konstatim, ai e ka mbështetur në numrin e përgjithshëm të votave që LDK ka fituar në të gjitha komunat në bazë të numërimit të votave deri më tani.

Fitore pa balotazh, Mustafa ka shpallur në Podujeve, Gjilan e Pejë. Kurse, si partia e parë, LDK-ja, sipas Mustafës mund të shkoj në balotazh në Prishtinë, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Viti, Suharekë e Lipjan.

Kurse si e dyta, LDK shkon në balotazh në Prizren, Ferizaj, Deçan, Junik, Vushtrii, Novobërd e mbase në Mitrovicë e Malishevë.

Balotazhi për zgjedhjet 2013 mbahet më 1 dhjetor.


Festimet e LDK-së në Prishtinë
Festimet e LDK-së në Prishtinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:48 0:00
XS
SM
MD
LG