Ndërlidhjet

John Kerry përpiqet t’i ripërtrijë raportet me A. Saudite


John Kerry pritet nga ministri i jashtëm i A. Saudite Princi al-Saud
John Kerry pritet nga ministri i jashtëm i A. Saudite Princi al-Saud
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur në Arabinë Saudite, që është vendi i dytë që ai e viziton, në kuadër të turneut 11 ditësh në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Evropë.

Gjatë takimeve të tij me udhëheqjen e Arabisë Saudite, pritet që zoti Kerry të përpiqet për ripërtritjen e lidhjeve me këtë vend, që për një kohë të gjatë ishte aleat, por që marrëdhëniet ishin ftohur për shkak të mospajtimeve lidhur me Egjiptin dhe Sirinë.

Gjatë vizitës së djeshme në Kajro të Egjiptit, sekretari Kerry tha se “marshimi kah demokracia”, për Egjiptin është e vetmja rrugë për stabilitet dhe prosperitet ekonomik.

Ai, poashtu, ka këmbëngulë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që të punojnë me udhëheqësit e përkohshëm të Egjiptit.

Lidhur me Sirinë, sekretari Kerry, ka pranuar se derisa për këtë konflikt mund të ketë dallime lidhur me “taktikat” për përfundimin e luftës civile, qëllimi final i Uashingtonit dhe i aletëve të vet është i njejtë – tranzicioni i autoritetit.
XS
SM
MD
LG