Ndërlidhjet

Së paku gjashtë të vrarë në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Nga gjuatjet me armë dhe sulmet me bomba, gjatë ditës së sotme, kanë mbetur të paktën gjashtë të vrarë, në lokacione të ndryshme në Irak.

Tre njerëz që po prisnin në një stacion të autobusëve në Mosul, janë qëlluar për vdekje nga një makinë në lëvizje.

Në qytetin verior të Havijahit, dy oficerë policie janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, kur dy sulmues vetëvrasës hodhën vetën në erë në hyrje të një stacioni policor.

Ndërkohë, së paku një ushtar është vrarë nga një sulm me granadë, në një pikë ndalimi në veri të Bagdadit.

Më shumë se 5,400 persona janë vrarë gjatë këtij viti në aktet e ndryshme të dhunës në Irak.
XS
SM
MD
LG