Ndërlidhjet

Rasmussen reagon pas sulmeve në veri


Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka reaguar pas incidenteve të djeshme në veri, gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Rasmussen i ka cilësuar zgjedhjet një element të rëndësishëm në normalizimin e mardhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.


Rasmussen ka thënë se, “Nuk duhet lejuar që dhuna të nëpërkëmbë progresin e arritur deri më tash në këtë dialog. Ne do të mbesim vigjilentë në këtë moment kyç. KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanashme, të vendosur dhe të kujdesshme, për të ndihmuar në ruajtjen e një ambienti të sigurtë për të gjithë njerëzit në Kosovë".

Ndërsa në lidhje me çështjen e reduktimit eventual të numrit të trupave të KFOR-it në Kosovë, Rasmussen ka thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë planesh për reduktime.

“Planet e mëparshme për reduktim të forcave të KFOR-it në Kosovë janë pezulluar momentalisht, për arsye se ne konsiderojmë që është e rëndësishme të japim kontributin tonë në implementimin e marrëveshjes politike në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, kla thënë Rasmussen.

Ai ka shtuar se, “Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, të dyja palët kanë kërkuar të sigurohen se KFOR-it do të mbetet në vend, për të siguruar implementimin e plotë të Rezolutës së OKB-së, 1244, dhe sigurimit të një ambienti të qetë dhe të sigurtë, përfshirë lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit”.

Si rrjedhojë e kësaj, ka shtuar Rasmussen, “Qëllimi ynë është që të mbesin në Kosovë, si një garantues i paanshëm i paqes dhe stabilitetit, dhe besoj se incidentet e fundit vetëm sa e vërtetojnë se sa e rëndësishme është që në të vazhdojmë ta kryejmë këtë detyrë”.
XS
SM
MD
LG