Ndërlidhjet

MUP-i serb: Dikiq nuk ka shkaktuar incidente në veri


Flamuri serb/Ilustrim
Flamuri serb/Ilustrim
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Vanja Vukiq, ka demantuar deklaratat e Partisë Demokratike të Serbisë se zëvendësdrejtori i policisë, Bratisllav Dikiq, ka marrë pjesë në incidentet në veri të Mitrovicës, gjatë zgjedhjeve lokale.

“Kjo është absolutisht e pavërtetë. Prej Partisë Dmokratike kanë ardhur akuza të ndryshme, të cilat deri më tash nuk janë provuar kurrë të sakta”, ka thënë Vukiq, raportojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se të gjithë ata që kanë kryer ndonjë vepër kriminale gjatë zgjedhjeve lokale në Mitrovicë, do të ndiqen penalisht “pa marrë parasysh se ku ndodhen”.
XS
SM
MD
LG