Ndërlidhjet

Britania e Madhe vlerëson zgjedhjet në Kosovë


Ilustrim, flamuri britanik
Ilustrim, flamuri britanik
Zyra e Ministrit nritanik për Evropë, ka vlerësuar suksesin e zgjedhjeve lokale të mbajtura dje në Kosovë, por e ka dënuar dhunën e ushtruar në veri.

David Lidington, Ministër për Evropë, ka thënë se “mirëpret suksesin e arritur në zgjedhjet lokale të dielën, si dhe daljen në numër më të madh se kurrë më parë në disa komuna”, duke shtuar se “mekanizmat si OSBE, KQZ dhe misioni vëzhgues i BE-së, kanë punuar shumë për të mbështetur një proces zgjedhor të lirë dhe fer”.

Lidigton ka shtuar se megjithatë, “ndihet i mërzitur për shkak të incidenteve në veri dhe sulmeve që ndodhën atje, të cilat detyruan mbylljen e hershme të disa vendvotimeve”.

“Mbajtja e këtyre zgjedhjeve në komunat në veri, është pjesë kyçe, e marrëveshjes historike për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 19 prill në Bruskel. Unë i mirëpres përpjekjet e të dyja qeverive për të përparuar dhe inkurajuar pjesëmarrjen në zgjedhje, dhe dënoj aktet e një pakice ekstremiste, e cila nuk duhet të lejohet ta nënvlerësojë progresin e arritur”, ka thënë Lidigton.

Ai ka shtuar se Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë ngusht me partnerët lokalë dhe ata ndërkombëtarë për mbështetjen e një rezultati të sukseshëm të këtij procesi.
XS
SM
MD
LG