Ndërlidhjet

Siria bën thirrje për vaksinim kundër poliomielitit


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria siriane ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër poliomielitit, pas raportimit të dhjetë rasteve të reja në veri të vendit, si dhe ka akuzuar rebelët për sulmimin e konvojëve të ndihmave humanitare.

"Ne duhet ta bëjmë vaksinën të qasshme për secilin fëmijë, qoftë ata në zonat e nxehta të konfliktit, qoftë ata që ndodhen gjetiu në vend", ka thënë Faisal Muqdad, zv.Ministër i Jashtëm i vendit, raporton AFP.

“Ne jemi të përkushtuar për këtë, dhe do t’iu krijojmë të gjitha mundësitë organizatave humanitate që të kenë qasje tek të gjithë fëmijët sirianë”, ka shtuar ai.

Ai nuk ka sqaruar se kur do të nisë fushata e vaksinimit.

Para disa ditësh, agjencia për shëndetësi e OKB-së konfirmoi se janë shënuar raste të reja të poliomielitit në Siri, për herë të parë që nga viti 1999.
XS
SM
MD
LG