Ndërlidhjet

Rusi: Dy të lënduar në një protestë të homoseksualëve


Ilustrim/Flamuri ylber
Ilustrim/Flamuri ylber
Amnesty International thotë së autoritetet ruse duhet t’i ndjekin kryesit e një sulmi të dhunshëm gjatë një proteste të homoseksualëve, të mbajtur të dielen në Shën Petersburg.

Amensty ka thënë përmes një komunikate se dy persona të maskuar lënduan dy protestues, gjatë sulmit kundër organizimit të LaSky, një organizatë joqeveritare që mbështet homoseksualët, të cilët jetojnë me virusin HIV.

Zyra e Prokurorit të Shën Petersburgut, tha se tashmë ka hapur një lëndë për hetimin e huliganizmit.

Denis Krivosheev, drejtor për Evropë dhe Azi Qëndrore në Amnesty International ka thënë se sulmi është “fatkeqësisht një tregues i atmosferës homofobike në Rusi”.
XS
SM
MD
LG