Ndërlidhjet

Pakistan: Rrugët e furnizimit të NATO-s mbeten të hapura


Ilustrim/NATO
Ilustrim/NATO
Një zyrtar amerikan ka thënë se rrugët e furnizimit të NATO-s për në Afganistan, janë “tërësisht të hapura”, në kohën kur raportohet se zyrtarët pakistanezë po konsiderojnë rishikimin e mardhënieve me SHBA-në.

Pas vrasjes së liderit të talibanëve Hakimullah Mehsud nga një sulm i telekomanduar amerikan, Qeveria pakistaneze ka lënë të kuptohet se një akt i tillë i ka dëmtuar planet e saj të paqes në këtë vend.

Megjithatë, një zëdhënëse nga Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se nuk ka “pengesa” në rrugët e furnizimit të NATO-s, të cilat kalojnë nëpër Pakistan, dhe se “furnizimi po vazhdon”.

Ajo nuk e ka konfirmuar vrasjen e Mehsudit, por ka thënë se ai ka qenë “kërcënim direkt për interesat e sigurisë së SHBA-së”.

Në vitin 2012, Pakistani i kishte mbyllur rrugët e furnizimit të NATO-s për shtatë muaj, në shenjë proteste për vrasjen e gabuar të 24 trupave pakistaneze në një sulm të SHBA-së.
XS
SM
MD
LG