Ndërlidhjet

Kasparov kërkon shtetësinë letoneze


Garry Kasparov
Garry Kasparov
Garry Kasparov, figurë e njohur e opozitës ruse dhe ish-kampion i shahut, po kërkon shtetësinë letoneze.

Sipas disa raportimeve, Kasparov iu ka dërguar një letër të gjitha grupacioneve parlamentare në Letoni, në të cilën iu kërkon atyre që t’ia mundësojnë marrjen e shtetësisë së këtij vendi.

Ai thotë se shtetësia letoneze, do t’ia mundësojë atij pjesëmarrjen në aktivietet politike ruse “pa ndonjë pengësë”.

Megjithatë, Kasparov ka thënë se dëshiron ta mbajë edhe shtetësinë e tij ruse.
XS
SM
MD
LG