Ndërlidhjet

Këshilli i Evropës kritikon politikat evropiane të migrimit


Pamje nga punimet e Këshillit të Evropës
Pamje nga punimet e Këshillit të Evropës
Komisioneri i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Nils Muiznieks, ka publikuar një dokument në të cilin kritikon shumë nga shtetet e BE-së për trajtimin e migrantëve dhe politikat e migrimit në përgjithësi.

Dokumenti nënvizon abuzimet me të drejta të njeriut, siç janë etiketimet mbi baza etnike në vendkalimet kufitare si dhe konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit.

Dokumenti specifikon se praktika të tilla janë evidentuar sidomos në Ballkanin Perëndimor, ku ekziston presion i madh për reduktimin e aplikusve për azil në BE.

Shumica e njerëzve të cilët janë të privuar nga liria për të udhëtuar, janë të komunitetit rom, thotë dokumenti, duke dhënë shembullin e Maqedonisë, e cila kishte ndaluar 7,000 romë që të largoheshin nga vendi mes viteve 2009 dhe 2012.
XS
SM
MD
LG