I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi, ka nisur bisedimet me diplomatë në Gjenevë, në kuadër të përgatitjeve për një konferencë të paqes, e cila synon t’i japë fund konfliktit civil.
Brahimi ka takuar zëvendësministrat e Jashtëm rusë, Gennady Gatilov dhe Mikhail Bogdanov, dhe nënsekretaren amerikane të Shtetit për çështje politike, Wendy Sherman.
Takimi do të zgjerohet me praninë e të dërguarve nga Kina, Franca dhe Britania.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë sot se edhe regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, edhe opozita duhet të ndjekin konferencën Gjeneva 2.
Kerry ka thënë se qëllim i saj do të jetë zbatimi i planeve për qeverinë e tranzicionit në Siri, për të cilat është rënë dakord në konferencën Gjeneva 1, vitin e kaluar.