Ndërlidhjet

BE: Zgjedhjet, kryesisht të kënaqshme


Ilustrim
Ilustrim
Misioni evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve i ka vlerësuar zgjedhjet lokale në Kosovë si të mira apo të kënaqshme në shumicën e vendvotimeve të vëzhguara, pavarësisht sulmeve në tri vendvotime në veri të Mitrovicës.

“Dita e zgjedhjeve, në pjesën më të madhe të Kosovës, ka kaluar e qetë. Natyrisht se i dënoj sulmet në veri të Mitrovicës, të cilat nuk kanë qenë vetëm sulme në hapësirat e vendvotimeve. Ato kanë qenë sulme mbi të drejtat themelore të qytetarëve për të shprehur opinionin e tyre përmes kutive të votimit. Megjithatë, fakti se qytetarët kanë dalë për të votuar, tregon se ata që kanë dashur të sabotojnë procesin, nuk ia kanë dalë”, ka thënë shefi i misionit evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve, Roberto Gvaltijeri.

Ai po ashtu ka theksuar se, pavarësisht sfidave të veçanta në veri, organet zgjedhore, me ndihmën e rolit ndërmjetësues të OSBE-së në Kosovë, kanë arritur të organizojnë zgjedhjet.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se sot do të nisë numërimi i votave nga katër komunat në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG