Ndërlidhjet

Diplomatët dështojnë të cakojnë datën e konferencës për Sirinë


I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi, ka thënë se nuk ka ende datë të caktuar për konferencën e paqes për Sirinë dhe ka shfaqur shpresën se ajo do të caktohet para fundit të këtij viti.

Brahimi ka bërë këtë deklaratë pas bisedimeve me diplomatë të lartë në Gjenevë, në kuadër të përgatitjeve për konferencëm Gjeneva 2, e cila synon t’i japë fund konfliktit civil në Siri.

Brahimi ka takuar zëvendësministrat e Jashtëm rusë, Gennady Gatilov dhe Mikhail Bogdanov, nënsekretaren amerikane të Shtetit për çështje politike, Wendy Sherman, dhe të dërguarit nga Kina, Franca dhe Britania.

Ai ka thënë se do të takohet sërish me të dërguarit amerikanë dhe rusë më 25 nëntor.
XS
SM
MD
LG