Ndërlidhjet

Kryetari i Torontos: Kam thithur kokainë


Rob Ford
Rob Ford
Kryetari i Torontos, Rob Ford, ka pranuar të martën se ka thithur kokainë, por ka thënë se nuk është i varur nga droga.

Shefi i policisë në Toronto ka thënë javën e kaluar se ekziston një video, e cila tregon Fordin duke thithur kokainë me një llullë.

Ford, 44 vjeç, u ka thënë gazetarëve se ka thithur drogën rreth një vit më parë, kur ka qenë shumë i dehur.

Ai ka refuzuar të japë dorëheqje, pavarësisht thirrjeve për të bërë një gjë të tillë.

“E gjitha çfarë mund të them është: kam bërë gabime”, ka thënë Ford.

Toronto, qyteti më i madh i Kanadasë, ka rreth 2.6 milionë banorë.
XS
SM
MD
LG