Ndërlidhjet

Sot takimi i ri Thaçi-Daçiq


Foto arkivi
Foto arkivi
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Baronesha Ashton ka thënë se në takim do të diskutohen hapat e ardhshëm në procesin zgjedhor në Kosovë, si dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Prillit, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Mediat në Beograd kanë cituar kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, të ketë thënë se temë e bisedimeve do të jetë edhe “shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve në veri të Kosovës, si dhe në të gjitha vendet, ku serbët e kanë pasur të pamundur të votojnë dhe kanë qenë të frikësuar”.

Votimet në veri të Mitrovicës janë dëmtuar pasi persona të maskuar, në ditën e zgjedhjeve, kanë demoluar disa vendvotime atje, duke çuar në ndërprerje të procesit.
XS
SM
MD
LG