Ndërlidhjet

Tribunali i Ligjit të Detit nis procesin për anijen e Greenpeace


Nga protestat në përkrahje të Greenpeace, Moskë
Nga protestat në përkrahje të Greenpeace, Moskë
Një gjykatë ndërkombëtare ka nisur procudrat e seancave dëgjimore për ankesën e parashtruar nga Holanda, rreth kapjes së anijes së Greenpeace nga autoritetet ruse, në muajin shtator.

Holanda ka shtruar kërkesë zyrtare në Tribunalin Ndërkombëtar të Ligjit të Detit në Hamburg, me pretendimin se Rusia nuk kishte të drejtë ta kapte anijen, meqë ajo po lundronte në ujërat ndërkombëtare.

Rusia nga ana tjetër i ka thënë tribunalit se nuk do të marrë pjesë në këtë proces dhe se nuk e pranon ankesën e Holandës.

Një përfaqësuese e shtetit holandez i ka bërë apel gjykatës që të vazhdojë procedurat edhe pa prezencën ruse.

Para seancës disa dhjetra përkrahës të Greenpeace kanë protestuar para gjykatës.

Holanda ka kërkuar nga gjykata që t’i lirojë aktivistët dhe anijen e tyre, e cila po bartte flamurin holandez, në kohën kur u kapt nga autoritetet ruse në ujërat e Arktikut, gjatë muajit shtator.
XS
SM
MD
LG