Ndërlidhjet

Së paku pesë të vrarë nga shpërthimi në Damask


Ilustrim/Damask - Siri
Ilustrim/Damask - Siri
Së paku pesë persona janë vrarë dhe pesëdhjetë të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një bombe në qendër të Damaskut, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, SANA.

Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur në sheshin Hijaz, në hyrje të zyrave të një kompanie hekurudhore.

SANA ka akuzuar “terroristët” për sulmin, duke shtuar se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.

Shumë shpërthime kanë ndodhur në Damask muajt e fundit, disa prej të cilave me viktima të shumta ne njerëz.

Më shumë se njëqind mijë njerëz janë vrarë që kur nisi lufta civile, në fillim të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG