Ndërlidhjet

Kazakistan: Mësohet vendndodhja e disidentit Atabek


Kopje e njërës nga letrat e disidentit, Aron Atabek
Kopje e njërës nga letrat e disidentit, Aron Atabek
Disidenti kazak, Aron Atabek, vendndodhja e të cilit nuk dihej për javë të tëra, është gjetur në një njësi burgu në rajonin qëndror të Kazakistanit, Qaraghandy.

I biri i Atabek-ut, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se i ati i tij është kthyer në një kamp të punës së detyruar, në qytetin Qarazhal.

Zyra e Kazakistanit për të Drejtat e Njeriut i ka thënë Evropës së Lirë se një gjykatë në këtë vend e ka anuluar vendimin për ta transferuar Atabakun në një burg me masa më të rrepta sigurie.

Atabek, 60 vjeçar, i cili është poet, është dënuar me 18 vjet heqje lirie në vitin 2007, për rolin e tij në organizimin e protestave masive të cilët rezultuan në vdekjen e një oficeri të policisë. Atabak është deklaruar i pafajshëm dhe ka refuzuar faljen e qeverisë, nëse do ta kishte pranuar fajësinë.
XS
SM
MD
LG