Ndërlidhjet

Siri: 16 të vrarë në sulme të ndara


Siri
Siri
Së paku tetë persona janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i makinës bombë në qendër të Damaskut.

Agjencia shtetërore SANA ka fajësuar “terroristët” për sulmin, duke thënë se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.

Në një tjetër zhvillim në qytetin Suajda janë vrarë tetë persona. Makina bomë atje ka shpërthyer pranë zyrës rajonale të inteligjencës.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se nga shpërthimi kanë humbur jetën tetë zyrtarë të inteligjencës, ndërsa SANA u është referuar atyre si “tetë shtetas”.

Mbi 100,000 persona janë vrarë në luftën civile të Sirisë, prejse ka nisur në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG