Ndërlidhjet

Policia greke shpërndan “pushtuesit” e ish-televizionit shtetëror


Athinë (pamje arkivi)
Athinë (pamje arkivi)
Policia greke ka dëbuar dhjetëra protestues që kanë pushtuar ndërtesën e ish-televizionit shtetëror ERT në Athinë.

Policia ka ndërhyrë sot në mëngjes, duke përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Dhjetëra protestues kanë pushtuar ndërtesën qysh në muajin qershor, kur qeveria ka mbyllur stacionin televiziv dhe ka pushuar 2,600 punëtorë nga puna.

Ky veprim ka qenë pjesë e masave të shkurtimit për Greqinë e mbytur në borxhe.
XS
SM
MD
LG