Ndërlidhjet

BE cakton afatin e fundit për lirimin e Tymoshenkos


Protestë mbështetëse për Yulia Tymoshenko-n, tetor 2013, Kiev
Protestë mbështetëse për Yulia Tymoshenko-n, tetor 2013, Kiev
Ligjvënësit ukrainas kanë thënë se të dërguarit e BE-së iu kanë dhënë një javë afat që ta miratojnë një ligj, i cili mundëson trajtimin mjekësor të ish-kryeministres Yulia Tymoshenko në Gjermani.

Kushti është vënë në këmbim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me këtë vend.

Deputetët kanë debatuar rreth një ligji, i cili do t’i lejonte të dënuarit që të marrin trajtim shëndetësor jashtë vendit.

Tymoshenko, e dënuar me shtatë vjet burgim, nën akuzat për shpërdorim të detyrës, të cilat perëndimi i quan të motivuara politikisht, vuan nga një sëmundje e shpinës.

Ukraina shpreson të nënshkruajë Marrëveshjen e Asocimit me BE-në gjatë një samiti që mbahet më 28 dhe 29 nëntor në Vilnius.
XS
SM
MD
LG