Ndërlidhjet

Homoseksualët mbajnë shpresë tek Obama


Ilustrim
Ilustrim
Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve e kanë kthyer vëmendjen kah presidenti Barack Obama, tani kur Senati ka miratuar një ligj historik, për të ndaluar diskriminimin kundër këtij komuniteti, në vendet e punës, raporton AP.

Ata i kanë bërë thirrje presidentit që të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv, që do të kishte të njejtin efekt, por në shkallë më të vogël.

Megjithatë, kërkesat e tyre, e nënvlerësojnë faktin, që ligji mund të mos e arrijë kurrë zyrën e Obamas.

Derisa propozimi i ri ligjor kaloi në Senatin e dominuar nga demokratët, gjasat që ai të kalojë në mënyrë të njejtë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila dominohet nga republikanët, nuk janë shumë shpresëdhënëse.

Legjislacioni aktual në SHBA, ndalon diskriminimin mbi baza gjinore, racore ose të përkatësisë kombëtare, por nuk i ndalon punëdhënësit që të largojnë nga puna ose të mos punësojë persona të caktuar, për shkak të orientimit të tyre seksual.
XS
SM
MD
LG