Ndërlidhjet

Gjeorgji: Kapet i dyshuari për bashkëpjesëmarrje në torturë


Flamuri i Gjeorgjisë
Flamuri i Gjeorgjisë
Një i ndihmës i dyshuar i zyrtarit gjeorgjian të kërkuar për akuzat për torturë, është ekstraduar nga Austria.

Ministria e Brendshme gjeorgjiane ka bërë të ditur se Davit Chaginava është arrestuar në shtetin austriak, si pjesë e përpjekje të përbashkëta të zyrave të Interpolit në Tbilisi, Ankara dhe Vienë.

Ai po mbahet aktualisht në paraburgim në Rustavi.

Hetuesit thonë se Chaginava ishte pjesë e një grupi ilegal kriminal, i cili ishte përdorur nga ish-shefi i dikurshëm i policisë në provincën Samegrelo-Zemo, Megis Kardava, për rrahje, torturime dhe detyrime për dëshmi të rrejshme të disa personave.

Karadava ndodhet në arrati, ndërsa Tbilisi ka lëshuar një fletarrest për të.
XS
SM
MD
LG