Ndërlidhjet

Filipine: Nga Tajfuni – së paku 100 të vdekur


Një banor përpiqet të strehohet nga tajfuni i fuqishëm në qytetin Legaspi në Filipine
Një banor përpiqet të strehohet nga tajfuni i fuqishëm në qytetin Legaspi në Filipine
Zyrtari qeveritar filipinas, John Andrews, thotë se së paku 100 vetë mund të jenë të vdekur nga tajfuni i rrezikshëm Haiyan, që e kishte përfshirë Filipinet.

Në një raport fillestar të një oficeri të aviacionit, theksohet se trupat e vdekur gjenden nëpër rrugët e qytetit qendror, Tacloban.

Tajfuni Haiyan, që konsiderohet se është stuhia më e fuqishme që ndonjëherë e ka goditur terrenin tokësor, ka kaluar nëpër Filipine, duke shkatërruar shtëpi dhe duke shkaktuar vërshime, shembje dheu, ndërprerje të rrymës dhe të komunikacioneve në disa ishuj.
XS
SM
MD
LG