Ndërlidhjet

SHBA: Numri i ushtarëve të vrarë afganë është rritur


Pjesëtarët e forcave ushtarake të Afganistanit gjatë një ceremonie në Kunduz
Pjesëtarët e forcave ushtarake të Afganistanit gjatë një ceremonie në Kunduz
Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara thotë se numri i ushtarëve afganë të vrarë, në luftimet me talibanët gjatë sezonit të verës, është rritur për afro 70%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, përkundër rritjes së numrit të ushtarëve të vrarë, Pentagoni thotë se Forcat e Sigurisë Kombëtare të Afganistanit kanë dëshmuar se kanë aftësi për ta ruajtur fitoren e rëndë nga lufta 12 vjeçare, edhe në periudhën kur forcat e NATO-s po largohen nga linjat e frontit.

Pentagoni, poashtu, ka tërhequr vërejtjen se forcat afgane mund të jenë në rrezik, pa vazhdimin e mbështetjes ndërkombëtare, pasi NATO-ja ta përfundoj misionin e saj në fund të vitit 2014.

Pentagoni mëtutje ka theksuar se numri i ushtarëve amerikanë dhe atyre aleatë të vrarë, ka rënë për afro 60%, gjatë periudhës prill-shtator të këtij viti.

Këto të dhëna i përmbanë raporti i Departametit amerikan të shtetit për Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i publikuar mbrëmë.
XS
SM
MD
LG