Ndërlidhjet

Kinë: Liderët komunistë e kanë filluar samitin ekonomik


Pamje nga një takim i mëparshëm i Partisë Komuniste të Kinës
Pamje nga një takim i mëparshëm i Partisë Komuniste të Kinës
Liderët kinezë po takohen për të diskutuar për ekonominë e ardhshme të Kinës.

Liderët e Partisë Komuniste sot në Pekin e kanë filluar samitin katërditësh për reformat ekonomike, meqë ekonomia ka shënuar ngadalësim, pas tri dekadave të rritjes së shpejtë.

Një lider partiak ka thënë se paketa e reformave do të jetë “gjithpërfshirëse me fuqi kryesore dhe do të jetë e paprecedente”.

Në mbledhje pritet të diskutohet edhe për reformë në agrikulturë.
XS
SM
MD
LG